Policia gjobit ngasësit e biçikletave dhe motoçikletave nëpër sheshet e Prishtinës
Lajme
Lexohet për: 1 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Policia e Rajonit të Prishtinës po vazhdon me implementimin e planeve operative për kontrollin e shtuar në trafik. Në njoftim thuhet se edhe zyrtarët e stacioneve policore në kuadër të detyrave rutinore po merren me kundërvajtjet në trafik.

“Zyrtarët e stacionit policor Qendra në Prishtinë, sot bazuar në ligjin e ri të trafikut, kanë bërë  gjobitjen e ngasësve të biçikletave, motoçikletave si dhe sekuestrimin 6 trotinetëve (për tre muaj). Gjobat janë shqiptuar për qarkullim nëpër sheshet e zonës qendër, ku qarkullimi i mjeteve të sipër shënuara është i ndaluar me ligj”, thuhet në njoftim.

Policia thotë se: Siguria rrugore është shumë e rëndësishme dhe të gjithë duhet të jemi të kujdesshëm.

“Respektoni rregullat jo vetëm për të shmangur ndëshkimet, por për të mbrojtur jetën e të gjithë pjesëmarrësve në trafik”, njofton policia.  

A duhet të testohen mësimdhënësit?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
169
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024