25 vjet nga Beteja e Koshares, familjarët dhe qytetarët nderojnë të rënët
Lajme
Lexohet për: 2 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Familjarë dhe qytetarë të shumtë ia kishin mësyrë sot fshatit Koshare për të nderuar 114 dëshmorët e kombit të rënë në Betejën e Koshares 25 vjet më parë. Qytetari, Hamit Gashi, tha se data 9 prill duhet të shënohet si festë kombëtare, pasi që sipas tij, në këtë Ditë është arritur qëllimi për lirinë e vendit.

Gashi shtoi se liria është arritur, por se problemi me Serbinë ende nuk ka përfunduar.

Ndërkaq, qytetari tjetër Albert Ahmetaj theksoi se Beteja e Koshares është beteja e parë në të cilën është larguar guri i kufirit të Kosovës me Shqipërinë.

Ahmetaj tha se duhet të përkrahen më shumë familjet e dëshmorëve.

Edhe, eprori ushtarak i Brigadës 138 “Agim Ramadani”, Abedin Rrustemaj tha se e ka dëshmorë në këtë vend djalin e dajës, dhe sipas tij sot si bashkëluftëtarë është ditë krenarie.

Beteja e Koshares zgjati nga 9 prilli deri më 10 qershor të vitit 1999. Në këtë betejë ushtria serbe e humbi kontrollin e kufirit Kosovë-Shqipëri. Kjo ngjarje shënon një betejë fituese të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës./A. Drenica

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kush do ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?
VV
PDK
LDK
AAK-Nisma
Lista GUXO
Nuk e di
Voto
738
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024