Krerët e shtetit përkujtojnë Betejën e Koshares: Dëshmorët i bashkoi kauza e lirisë kundër shtypjes
Lajme
Lexohet për: 2 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Në përvjetorin e 25-të të Betejës së Koshares u përkujtuan 114 dëshmorët e kombit të rënë në betejën më të rëndësishme dhe më të suksesshme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) gjatë luftës së Kosovës.

Me këtë rast, presidentja e vendit, Vjosa Osmani së bashku me kryeministrin, Albin Kurti kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur lule në Kompleksin Memorial në Koshare të komunës së Gjakovës.

Presidentja Osmani tha se beteja e Koshares është monumentale në historinë e vendit dhe se dëshmorët e Koshares e fituan lavdinë e përjetshme, sepse siç tha ajo realizuan qëllimin kryesorë të brezave për Kosovën e lirë.

"Ata i bashkoj kauza e lirisë dhe drejtësisë kundër tiranisë, gjenocidit dhe shtypjes. Ata nuk luftuan për lavdinë e tyre personale, por e fituan lavdin e përjetshme, sepse mbrojtën dinjitetin tonë njerëzor dhe përmbushen amanetin e brezave për Kosovën e lirë", tha Osmani.

Ndërkaq, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se beteja e Koshares është një ndër veprat më ideale të luftës së UÇK-së.

Kurti theksoi se ushtarët e UÇK-së në betejën e Koshares i kanë vrarë rreth 108 serbë.

Edhe, ish-komandanti i Brigadës 138 "Agim Ramadani”, Rrustem Berisha, se vet ai e ka miratuar planin operativ për heqjen e kufirit shqiptaro-shqiptarë.

Pas përfundimit të homazheve ngjarja ka vazhduar me manifestimin e "Ditët e Shqipes" organizuar nga Këshilli Organizativ i shoqatës së Ish-Brigadës  138 "Agim Ramadani”.

Në këtë ngjarje historike të pranishëm ishin ministra të vendit, deputëtë të Kuvendit, kryetarë të komunave të ndryshme, lider të parive si dhe shumë familje te dëshmorëve dhe veteranëve të UÇK-së./A. Drencia

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kush do ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?
VV
PDK
LDK
AAK-Nisma
Lista GUXO
Nuk e di
Voto
760
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024