Kryeziu: Kushtetuta e Kosovës më e avancuara në Evropën Juglindore
Lajme
Lexohet për: 2 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Profesori i të drejtës kushtetuese, Kadri Kryeziu, thotë se Kushtetuta e Kosovës është më e avancuara në Evropën Juglindore.  Në ditën e aktit më të lartë politik dhe juridik të shtetit, Kryeziu, i cili është edhe njëri nga hartuesit e Kushtetutës, thekson se ky dokument është hartuar për të qenë jetëgjatë në Kosovë. Sipas tij, vakumi kryesor në Kushtetutë është kur nuk mund të arrihen qëllimet e shumicës, për shkak të kompromiseve që janë bërë për komunitetin serb dhe votën e dyfishtë në Kuvendin e Kosovës.

Ish gjyqtari në Kushtetuese, në një intervistë për KosovaPress, akuzon edhe qeverinë Kurti se përmes ligjeve disa herë ka pasur tendencë për të shkelur Kushtetutën.

Sipas tij, s’ka ndonjë mekanizëm të veçantë për zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, por thotë se në bazë të nenit 116 të Kushtetutës, autoritetet që nuk i zbatojnë vendimet kryejnë vepër penale.

Duke folur për numrin e projektligjeve që Gjykata Kushtetuese i ka rrëzuar gjatë qeverisjes Kurti, Kryeziu kërkon kujdes më të madh në hartimin e tyre.

Sa i përket rrezikut që të themelohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe, me kompetenca ekzekutive dhe mbi Kushtetutën e vendit, Kryeziu thotë se asnjë dispozitë e tillë nuk mund të kalojë në Gjykatën Kushtetuese.

Kushtetuta e Kosovës është miratuar më 9 prill të vitit 2008, dy muaj pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës./E.Zeqiri/

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

A do te jetë qeveria e ardhshme VV-PDK?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
191
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024