Lanësohet platforma digjitale ku pritet të fuqizohet diplomacia qytetare
Lajme
Lexohet për: 2 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Është lansuar platforma “KosovaDiplo365”, ku janë vendosur rrëfimet mbi rrugëtimin e Kosovës dhe qytetarëve të saj në sferën globale digjitale.

Kryeministri Albin Kurti, tha se përmes kësaj platforme do të bëhet fuqizimi i diplomacisë qytetare. Sipas tij, “KosovaDiplo365”, do të shërbejë për dokumentin digjital të historisë dhe kulturës kosovare.

“Si qeveri ne besojmë fuqishëm në rolin që çdo qytetarë mund të ketë si diplomat. Qytetarët tanë janë burimi më i çmueshëm i Republikës sonë dhe luajnë një rol jetik në transmetimin e kulturës, identitetit, trashëgimisë, historisë dhe mbi të gjitha vlerave dhe progresit të vendit dhe popullit tonë. Janë qytetarët tanë ata që mundësojnë forcimin e lidhjes sonë me botën, por edhe njohjen e shëtit tonë për historinë që e mban ai... KosovaDiplo365 nuk është thjesht një adresë interneti por ajo është platforma që shërben jo vetëm në dokumentimin digjital të historisë dhe kulturës sonë por edhe në mbrojtjen dhe kultivimin e tyre. Është një nismë për fuqizimin e diplomacisë qytetare, që i ofron të gjithëve një mundësi për tu angazhuar në kuadër të këtij rrugëtimi të përbashkët”, tha ai.

Ndërkaq, zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, tha se kjo platformë do të mundësojë angazhimin e qytetarëve diplomat në forcimin e imazhit të Kosovës dhe lidhje së saj me botën.

Në anën tjetër, bashkëideatori i kësaj platforme, Kushtrim Xhakli, tregoi në detaje se çka përfshinë platforma “KosovaDiplo365”.

Lansimi i kësaj platforme është bërë në bashkëpunim mes Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe fondacionit IPKO./KosovaPress/

A do te jetë qeveria e ardhshme VV-PDK?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
193
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024