Policia kërkon ndihmë për personin e humbur
Siguri
Lexohet për: 2 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Policia e Kosovës ka kërkuar nga qytetarët që kanë informata për vendndodhjen e Rexhep (Rrahman)Kurti, i lindur më 27.04.1955, me adrës banimi rruga “Haqif Tetova” nr.2 në Gjilan, i njëjti është larguar nga shtëpia që nga data 29.03.2024 dhe që atëherë nuk dihet vendndodhja e tij.

Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan, bazuar në ligjin për publikimin e imazheve-fotografive dhe shënimeve të tjera të personit të kërkuar dhe në bazë të autorizimit të Prokurorisë Themelore në Gjilan, me qëllim të identifikimit dhe gjetjes së personit, lëshon këtë kërkesë për bashkëpunim me qytetarët dhe mediat.

“Rexhep (Rrahman)Kurti  lindur me 27.04.1955, me adrës banimi Rr. “ Haqif Tetova” nr.2 në Gjilan, i njëjti është larguar nga shtëpia që nga data 29.03.2024 dhe që atëherë nuk dihet vendndodhja e tij. Policia Kosovës, Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan kërkon nga qytetarët  dhe mediat e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për identitetit apo vendndodhjen e personit në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës në stacionin më të afërt policor apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: [email protected] dhe numrat kujdestarë:192; 03850807001. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”, thuhet në njoftim.

A do te jetë qeveria e ardhshme VV-PDK?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
198
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024