Evertonit i hiqen edhe dy pikë për shkelje të rregullave financiare
Sport
Lexohet për: 1 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Në janartë këtij viti, Evertoni u akuzua nga Premier Liga për shkeljen e kufijve të lejuar të fitimit dhe qëndrueshmërisë financiare për periudhën e vlerësimit 2022/23.

Çështja iu referua një komisioni të Premier Ligës, i cili ka njoftuar sot se Evertoni do të marrë një zbritje të menjëhershme prej dy pikësh. Në lidhje me këtë dënim, klubi anglez ka reaguar duke thënë se ky dënim nuk ishte i mirëseardhur, sidomos për faktin se që nga fillimi është ofruar bashkëpunim i madh në lidhje me të gjitha këto akuza, përcjellë KosovaPress.

Në reagimin e klubit thuhet se Evertoni mbetet i përkushtuar për të punuar në bashkëpunim me Ligën për të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me PSR-në, por është jashtëzakonisht i shqetësuar nga mospërputhja e komisioneve të ndryshme në lidhje me zbritjet e pikëve të aplikuara.

A do te jetë qeveria e ardhshme VV-PDK?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
302
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024