Lansohet Platforma që synon fuqizimin e diplomacisë publike përmes qytetarëve
Lajme
Lexohet për: 1 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Është lansuar platforma “KosovaDiplo365”, nismë e përbashkët e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Fondacionit Ipko.

Kryeministri Albin Kurt, tha se përmes kësaj platforme do të bëhet fuqizimi i diplomacisë publike.

Të njëjtën e mirëpritën edhe përfaqësues të tjerë.

Platforma “KosovaDiplo365”, synon që të ngrit prezencën digjitale të tregimeve të sukseseve dhe arritjeve të qytetarëve të Republikës së Kosovës nëpër botë, dhe njëkohësisht të shërbejë si hapësirë e ndërveprimit si brenda ashtu edhe jashtë shtetit.

Përmes kësaj platforme synojmë që të fuqizojmë Diplomacinë Publike të Kosovës përmes zërave më të fuqishëm të saj - atë të vetë qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Ndër të tjerash do të nënshkruhet letra e zotimit të bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe Fondacionit Ipko, si përpjekje për të fuqizuar bashkëpunimin në mes të sektorit publik dhe atij privat, në shërbim të qytetarëve të Republikës së Kosovës.

A do te jetë qeveria e ardhshme VV-PDK?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
221
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024