Aksidenti në Pejë, dy të mitur pësojnë lëndime të rënda
Siguri
Lexohet për: 1 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Dy të mitur kanë pësuar lëndime të rënda si pasojë e një aksidenti trafiku sot në Pejë, ndërsa ngasësi i makinës është ndaluar për 48 orë. Zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi, ka thënë për KosovaPress se  njëri nga të lënduarit është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim të mëtejmë, ndërsa i mituri tjetër në Spitalin rajonal Pejë. ”Një person është ndaluar për 48 orët me urdhër të prokurorit të shtetit për shkak të veprës penale rrezikim i trafikut publik, ku janë goditur nga vetura dy të mitur këmbësorë. Njëri prej tyre është dërguar për tretman në QKUK, ndërsa tjetri në Spitalin e Pejës. Dy të miturit kanë marrë lëndime të rënda trupore,” ka thënë ai. Prokurori i Shtetit ka dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa brenda afatit ligjor do të paraqesë kërkesë për sigurimin e prezencës së të pandehurit në procedurë penale.

Kush do ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?
VV
PDK
LDK
AAK-Nisma
Lista GUXO
Nuk e di
Voto
1,847
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024