Banorët e Gllamnikut: Kur të na vdesë dikush s’na duhet kurrgjë rreth-rrotullimi
Lajme
Lexohet për: 2 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Për herë të dytë brenda javës banorët e Gllamnikut kanë bllokuar një pjesë të magjistrales Podujevë-Prishtinë, me kërkesë për krijimin e një rreth-rrotullimi, mungesa e të cilit sipas tyre po ndikon në shkaktimin e aksidenteve të shumta. Osman Bahtiri, përfaqësues i fshatit Gllamnik tha se bëhet fjalë për nevoja urgjente të banorëve për ndërtimin e një rreth-rrotullimi, pasi mungesa e tij po ndikon në shkaktimin e shumë aksidenteve në trafik. “Kur të na vdesë dikush nuk ka duhet kurrgjë rreth-rrotullimi... Jam i rrezikuar, kemi nxënësit që shkojnë në shkollë, kemi pleqtë, kemi plaka. Kah do të shkojnë këto familje. Mos na lini ta bllokojmë me mjete të rënda... Këta (institucionet e vendit) janë duke na shkatërruar, kjo po shihet prej aeroplanit,” ka thënë ai.

Haki Abdullahu, banor i Gllamnikut, ka paralajmëruar ndërmarrjen e masave më radikale nëse kërkesa e banorëve nuk gjen zgjidhje nga Ministria e Mjedisit dhe e Planifikimit Hapësinor për vendosjen e një rreth-rrotullimi në magjistralen Podujevë-Prishtinë. Edhe Rexhep Syla, banor tjetër i Gllamnikut, shprehet i zemëruar mungesën e një rreth-rrotullimi dhe gjendjen në punimet e rrugës Podujevë-Prishtinë. Banorët paralajmëruan se do të ketë protesta edhe herëve tjera, porse ajo sipas tyre do të bëhet në mënyra tjera. Më herët banorët kanë thënë se janë të gatshëm të lirojnë pronat nëse nevojitet për hapësira të ndërtimit të rreth-rrotullimit, por në mënyrë që ato të kompensohen në mënyrën e duhur. Protesta e sotme e banorëve është mbajtur nën vëzhgimin e policisë dhe ka përfunduar e qetë. Ndryshe, viteve të fundit në Gllamnik janë shkaktuar një numër i konsideruar i aksidenteve, të cilat kanë përfunduar me të lënduar e dëme materiale. /KosovaPress

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.

Kush do ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?
VV
PDK
LDK
AAK-Nisma
Lista GUXO
Nuk e di
Voto
1,848
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024