Drejtori i Infektives: Ekziston mundësia e përhapjes së sëmundjes ngjitëse Persusis
Shëndetësi
Lexohet për: 2 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Në Klinikën e Infektives në QKUK, nuk ka raste të rënda me sëmundjen ngjitëse Pertusis. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), javën që lëmë pas ka  regjistruar tetë raste të konfirmuara të Pertusisit, kryesisht te moshat e reja. Ndërsa, në Infektivë janë regjistruar vetëm dy-tre raste.

Pertusisi  që ndryshe njihet edhe si Kolla e mirë, është një sëmundje ngjitëse bakteriale që përfshin traktin e frymëmarrjes.

Mënyra më e mirë për të tejkaluar këtë sëmundje është vaksinimi,  prandaj IKShPK u bën thirrje prindërve që t’i përmbahen kalendarit të rregullt të vaksinimit dhe t’i vaksinojnë fëmijët, sipas orareve të përcaktuara në kalendar.

Drejtori i Klinikës Infektive në QKUK, Arben Vishaj ka thënë për KosovaPress, se kjo sëmundje nuk paraqet ndonjë rrezik të madh për jetën e pacientëve sepse fal vaksinimit, ende nuk është regjistruar në QKUK ndonjë rast i rëndë.

Vishaj ka shtuar se ekziston mënyra e përhapjes së kësaj sëmundje, pasi që ka prindër që kanë hezituar që të vaksinojnë fëmijën e tyre.

Simptomat e kësaj sindromezakonisht shfaqen 7 deri në 10 ditë pas infektimit, por mund të shfaqen edhe deri në 21 ditë më vonë./ A.Shala/

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kush do ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?
VV
PDK
LDK
AAK-Nisma
Lista GUXO
Nuk e di
Voto
1,846
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024