Përkujtohet kryengritja e Malësisë së Madhe që i parapriu pavarësisë
Shqipëri
Lexohet për: 2 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Sot në Hot të Malësisë së Madhe në Shqipëri, u përkujtua të shtunën kryengritja antiosmane e vitit 1911, e cila i parapriu shpalljes së pavarësisë më 28 nëntor 1912 nga Ismail Qemali në Vlorë. Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, me këtë rast vlerësoi traditat atdhetare dhe kulturore të trevës së Malësisë së Madhe.

“Kryengritja e Malësisë së Madhe më 1911 reflekton një ngjarje historike dhe frymën e pavdekshme të patriotizmit që rrjedh në zemrat e banorëve të kësaj zone. Ajo ishte parathënia e Shqipërisë sonë 113 vjet më parë heroi i kombit Ded Gjo Luli bashkë me patriotët e tjerë ngritën flamurin shqiptar të Kastriotit në Deçiç. Për herë të parë në afro pesë shekuj ai flamur u valëvit serish atë ditë,” tha presidenti Begaj. Kreu i shtetit foli edhe mbi rëndësinë që ka kjo ngjarje në ditët e sotme për Shqipërinë.

“Në nder të kujtimit të atyre që dhanë jetën për këtë tokë, ne duhet të ruajmë dhe të nderojmë vlerat për të cilat Malësorët luftuan kaq guximshëm për t’i mbrojtur. Kryengritja e Malësisë së Madhe nuk është vetëm pjesë e historisë sonë, por edhe udhërrëfyes për të ardhmen që duhet të ndërtojmë në një të ardhme në një Shqipëri demokratike dhe evropiane ku ia vlen të jetosh”, ka thënë Begaj. Në këtë ceremoni përkujtimore, presidenti Bajram Begaj dhe kryetari i Bashkisë Malësi e Madhe Tonin Marinaj vendosën kurora me lule pranë lapidarit të Ded Gjo Lulit në Hot, në nderim dhe vlerësim për kontributin e paçmuar të dëshmorëve, heronjve dhe popullit malësor, të cilët historikisht kanë kontribuar për atdheun. Ndryshe, nën udhëheqjen e Ded Gjo Lulit, malësorët e Hotit, Grudës, Kelmendit, Kastratit, Trieshit, Kojës, Shkrelit dhe viseve tjera, pas shumë betejave kundër pushtuesit osman, arritën të ngrenë për herë të parë flamurin kombëtar pas afër 500 vjetësh robëri. Për kontributin në historinë kombëtare, Malësia e Madhe është nderuar me urdhrin “Nderi i Kombit”.

A do te jetë qeveria e ardhshme VV-PDK?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
205
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024