Spastrimi i madh në Bayern, një nga njerëzit kryesorë u largua papritur
Sport
Lexohet për: 2 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Si pjesë e spastrimit të madh në Bayern para përfundimit të sezonit, i cili aktualisht është një nga më të këqijtë në dekadat e fundit, Marco Neppe (37), i cili u bë drejtor teknik vetëm dy vjet e tre muaj më parë, u largua papritur. Para kësaj, Neppe ishte shefi skaut i Bayern nga 2017 dhe bëri disa blerje të mëdha në këtë pozitë. Ndarja me klubin është zyrtarisht me marrëveshje, por mediat gjermane nuk mendojnë se ishte kështu. Presidenti i Bayern, Jan-Christian Dreesen falënderoi Neppe për bashkëpunim të gjatë dhe të frytshëm.

“Gjatë kësaj periudhe ne festuam shumë suksese dhe Marco Neppe është përgjegjës për zbulimin e talenteve të jashtëzakonshëm si p.sh. Alphonso Davies dhe Jamal Musial, të cilët u maturuan në lojtarë të klasës botërore në Bayern. Neppe ishte një faktor i rëndësishëm në planifikimin e skuadrës falë faktit se ai krijoi një rrjet të madh skauting, por edhe realizoi transferime të shumta," tha ai. Ndërsa Neppe  falënderoi Bayern për besimin, mbështetjen dhe mundësinë. “Ishte sfiduese, emocionuese dhe e suksesshme, me trefishin e 2020 si pikë kryesore. I uroj Bayern dhe tifozëve të tij të mrekullueshëm fat më të mirë. Bayern do të mbetet pjesë për historinë time dhe jam krenar për të," tha ai. Pavarësisht sukseseve të shumta, Neppe iu desh të largohej, ashtu si edhe Thomas Tuchel, i cili do të drejtojë skuadrën vetëm deri në fund të sezonit, në të cilin vendi i dytë i Bayern në kampionat është i dyshimtë, ndërkohë që u eliminuan nga skuadra e divizionit të tretë në kupë. E vetmja mundësi për të shpëtuar sezonin është Liga e Kampionëve, ku e pret Arsenali në çerekfinale.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024