Lajçak: Me Kamberin diskutuam për të drejtat e njeriut dhe të pakicave
Lajme
Lexohet për: 1 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak sot është takuar me deputetin shqiptar të Parlamentit të Serbisë, Shaip Kamberin.

Përmes një postimi në X Lajçak tregoi se me Kamberin ka diskutuar për të drejtatat e njeriut dhe të pakicave, të cilat sipas tij, janë kyçe për procesin e integrimit evropian.

“Si pjesë e ndërveprimeve të mia të rregullta me Ballkanin Perëndimor, pata një takim të dobishëm me Shaip Kamberin në Bruksel. Diskutuam tema të rëndësishme, duke përfshirë të drejtat e njeriut dhe të pakicave, të cilat janë çështje kyçe në procesin e integrimit evropian”, shkroi Lajçak në platformën X.

A do te jetë qeveria e ardhshme VV-PDK?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
4
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024