​Konjufca nderon viktimat shqiptare të masakrës serbe në Rezallë
Lajme
Lexohet për: 2 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në përvjetorin e 25-të të masakrës në Rezallë, bëri sot homazhe dhe vendosi kurora lulesh në Kompleksin Memorial ku prehen eshtrat e civilëve shqiptarë të vrarë e masakruar nga forcat pushtuese serbe. Duke rikujtuar 98 shqiptarët e ekzekutuar në këtë fshat, kryetari Konjufca tha se masakra e Rezallës është një ndër masakrat më të rënda dhe më mizore ndaj popullatës civile të Kosovës.

“Gjaku i dëshmorëve të rënë qëndron në themelet e lirisë sonë, për të cilën duhet t’u përkulemi dëshmorëve, luftëtarëve, komandantëve që dhanë jetën, që fëmijët tanë të gëzojnë lirinë”, tha i pari i Kuvendit. Ai theksoi se padrejtësia më e madhe është që kriminelët ende janë të lirë dhe të padënuar, ndërsa çlirimtarët e shtetit tonë janë vendosur padrejtësisht para gjykatës. “Ende ne duhet të mbrojmë luftën e UÇK-së. Ende ky obligim nuk po kryhet, e që i bie se populli shqiptar ende ka punë derisa të vuloset drejtësia dhe prijësit e UÇK-së të kthehen në mesin tonë”, theksoi Konjufca, duke shtuar se vlerat e UÇK-së duhen ruajtur, mbrojtur, kultivuar dhe vendosur në themelet e shtetit.

A do te jetë qeveria e ardhshme VV-PDK?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
138
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024