Tri skuadra të gatshme të paguajnë deri në 200 milionë euro për Vinicius
Sport
Lexohet për: 2 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Me nënshkrimin e ardhshëm të Kylian Mbappes, Real Madridi mund të shohë që Vinicius Junior të largohet pasi ka shumë klube të interesuara për brazilianin. Me Vinicius Jr. në synimet e tyre, Chelsea, Liverpooli dhe PSG janë të gatshëm të paguajnë shuma serioze për ta rrëmbyer atë këtë verë sipas “El Debate”.

Ekipet e lartpërmendura janë të gatshme të përfitojnë nga ardhja e Mbappe duke bërë një lëvizje për superyllin brazilian pasi mendojnë se kjo mund të shkaktojë një përplasje egoje në dhomat e zhveshjes. Prandaj, PSG dhe dy klubet e mëdha të Premierligës do të jenë të gatshëm t'i japin Viniciusit një rrugëdalje me një ofertë të madhe prej 200 milionë euro.

Një tjetër lojtar që është lidhur me një largim këtë verë nga “Los Blancos” ka qenë bashkëlojtari brazilian i Viniciusit, Rodrygo. 23-vjeçari thuhet se ka një interes nga Manchester United, Manchester City, Liverpooli dhe Arsenali, përcjellë KosovaPress.

Real Madridi nuk ka ndërmend të shesë Rodrygon apo Viniciusin, pavarësisht zërave që rrethojnë të ardhmen e tyre. Ka besim se ardhja e Mbappes nuk do të krijojë ndonjë problem në dhomat e zhveshjes dhe skuadra spanjolle ka mjaft para për ta akomoduar atë pa pasur nevojë të bëjë ndonjë shitje. Për më tepër, është raportuar se asnjëri nga brazilianët nuk dëshiron të largohet nga klubi këtë verë.

Anësori do të jetë një lojtar kryesor për “Los Blancos” për pjesën tjetër të sezonit me klubin që është një nga favoritët për të fituar Ligën e Kampionëve. Ata do të përballen me Cityn më 10 prill në ndeshjen e parë të çerekfinales.

A do te jetë qeveria e ardhshme VV-PDK?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
138
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024