Haxhiu: Mjetet transportuese që janë përdorur në Banjskë i janë ndarë policisë
Lajme
Lexohet për: 1 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, ka folur sot rreth sulmit në Banjskë më 24 shtator të 2023, ku kishte mbetur i vrarë polici Afrim Bunjaku. Ajo në një konferencë për media ka theksuar se mjetet transportuese të konfiskuara pas sulmit i janë dhënë Policisë së Kosovës dhe se janë gjithsej 31 mjete transportuese. Haxhiu ka treguar se Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar, kanë nisur zbatimin e urdhrit ndalues përfundimtar lidhur me pasuritë e paluajtshme në rastin Banjska,  duke përfshirë edhe vilën e cila konsiderohej të ketë qenë e kryekriminelit Milan Radojiçiq te Liqeni i Ujmanit në Zubin Potok. Ajo ka folur edhe rreth sulmit terrorist të 24 shtatorit dhe Milan Radojçiqit, i cili ndodhet i lirë në Serbi, ndërkohë që po kërkohet nga Interpoli.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.

A do te jetë qeveria e ardhshme VV-PDK?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
307
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024