Kërkohet verifikimi i votave për dy projektligje që kanë kaluar në seancë, dyshohet se s’kishte kuorum
Lajme
Lexohet për: 2 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Komisioni për Legjislacion, ka pranuar një kërkesë nga deputeti Visar Korenica për verifikimin e votave të dy projektligjeve që kanë kaluar në seancën e Kuvendit, me pretendimin se nuk kanë pasur kuorum për tu votuar.

Kryetari i Komisionit për Legjislacion Adnan Rrustemi, tha se bëhet fjalë për projektligjin për shëndet riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor si dhe projektligjin për tekstet shkollore.

Me këtë rast, Rrustemi tha se kërkesa e deputetit Korenica nuk është përgjegjësi e komisionit për Legjislacion dhe se kjo situatë është më shumë problem teknik.

Ndërkaq, deputetit i Partisë Demokratike të Kosovës, Hajdar Beqa theksoi se kjo çështje nuk duhet anashkaluar dhe duhet të shkojë në seancë plenare në Kuvend, pasi sipas tij të dy ligjet në fjalë nuk mund të zbatohen pa kuorum.

Beqa tha se një rast i tillë është skandal.

Ndërsa, anëtari i komisionit nga Lëvizja Vetëvendosje, Artan Abrashi tha se kjo çështje e dy projektligjeve të votuara ‘pa kuorum’ nuk është çështje e komisionit.

Ky diskutim është shtyrë për mbledhjen e radhës pasi anëtarët e komisionit presin që çështja e projektligjit për shëndet riprodhues dhe tekste shkollore duhet të trajtohet nga kryesia e Kuvendit.

Ndërkaq, në mbledhjen e mbajtur janë themeluar edhe tre grupe të punës për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar, grupi për mbikëqyrjen e zbatimit të Kodit i Drejtësisë për të Mitur si dhe grupit të punës për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale./A.Drenica/

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

A do te jetë qeveria e ardhshme VV-PDK?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
138
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024