Ngjarjet e datës 4 prill
Ngjarje
Lexohet për: 2 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve. (Hagë, ora 09:00 - 16:30)

Komisioni për Legjislacion formon Grupin e punës për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për administrimin e pasurisë së sekuestruar dhe të konfiskuar.  (Kuvendi i Kosovës, salla N-204, ora 09:30)

Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përmbajnë procedura të veçanta administrative dhe harmonizimin e tyre me Ligjin për procedurën e përgjithshme administrative, faza e dytë, me amendamente të Komisionit funksional për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 09:45)

Komisioni për Integrime Evropiane shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përmbajnë procedura të veçanta administrative dhe harmonizimin e tyre me Ligjin për procedurën e përgjithshme administrative, faza e dytë, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së. (Kuvendi i Kosovës, salla N-10, ora 09:50)

Mbahet seanca solemne e Kuvendit të Kosovës për shënimin e 25-vjetorit të betejës së Koshares. (Kuvendi Kosovës, ora 10:00)

Mbahet seanca plenare e Kuvendit të Kosovës.  (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)

Shënohet Dita Ndërkombëtare e Komunitetit Rom nën përkujdesjen e Zyrës së Kryeministrit. (Hotel “Nafron”, Prizren, ora 18:00)

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës shtron iftar për nder të muajit të shenjtë të Ramazanit. (Klan Arena Prishtinë, ora 18:30. Pas iftarit, kryetari Haradinaj bashkë me partnerët e koalicionit do të prononcohen për media)

A do te jetë qeveria e ardhshme VV-PDK?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
138
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024