Kaos në Split: Tifozët e Hajdukut hynë në fushë, lojtarët ikin në zhveshtore
Sport
Lexohet për: 1 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Anëtarët e Torcidës, tifozëve më të zjarrtë të Hajdukut, krijuan kaos pas përfundimit të ndeshjes së sotme gjysmëfinale të Kupës së Kroacisë, në të cilën skuadra e tyre humbi nga rivalët e ashpër Dinamo me rezultat 1:0. Torcida ka thyer gardhin mbrojtës në tribunën veriore dhe është nisur drejt fushës, e më pas kanë nisur të vrapojnë drejt tribunës ku ndodheshin tifozët e Bad Blue Boys të Dinamos. Futbollistët janë larguar menjëherë drejt dhomave të zhveshjes dhe policia speciale me një reagim të shpejtë i ka kthyer huliganët në tribunën veriore.

Për disa minuta pati kaos të përgjithshëm ndërsa fishekzjarrët dhe karriget fluturuan nga veriu drejt fushës. Dinamo mposhti sërish Hajdukun në Split dhe u kualifikua në finalen e Kupës së Kroacisë. Fatmirësisht asnjë nga futbollistët nuk u lëndua.

Kush do ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?
VV
PDK
LDK
AAK-Nisma
Lista GUXO
Nuk e di
Voto
796
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024