Përurohet lapidari kushtuar heroit të Kosovës Enver Zymeri
Lajme
Lexohet për: 3 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Gjatë vizitës në komunat veriore, kryeministri Albin Kurti, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, morën pjesë në përurimin e lapidarit kushtuar heroit të Kosovës Enver Zymeri, i cili ra në krye të detyrës më 26 korrik të vitit 2011. I pranishëm përkrah kryeministrit Kurti ishte dhe djali i Enver Zymerit, Sokol Zymeri bashkë me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha dhe ministrat Sveçla dhe Krasniqi.

Enver Zymeri u vra në operacionin e Policisë së Kosovës kundër strukturave paralele serbe në veri, në afërsi të pikës kufitare në Bërnjak gjatë aksionit për të shtrirë kontrollin e shtetit të Kosovës në veri. Kryeministri Kurti fillimisht sot vizitoi Komunën e Leposaviqit, ku u prit nga kryetari Lulzim Hetemi dhe nënkryetarja Marina Bogojeviq, si dhe këshilltarët komunalë. I pranishëm ishte edhe zëvendësministri për Komunitete dhe Kthim, Radoica Radomiroviq. Në takim u bisedua për qeverisjen qendrore dhe qeverisjen në Komunën e Leposaviqit. Kurti ka folur mbi rezultatet e qeverisjes trevjeçare në arsim, bujqësi, mbrojtje, siguri dhe shëndetësi ku është investuar më shumë. Ndërkohë që u njoftua nga kryetari Hetemi dhe nënkryetarja Bogojeviq për punët në komunë, sfidat në qeverisje, si dhe bashkëpunimin me nivelin qendror.

Kryeministri Kurti shprehu zotimin se Qeveria e Kosovës shërben si infrastrukturë për të drejtat dhe mirëqenien e qytetarëve pa dallim. Nga ata po ashtu kërkoi bashkëpunim të afërt, pa privilegje, pa diskriminime, duke qenë së bashku gjithmonë në shërbim të qytetarëve. Kurti vazhdoi vizitën në Banjskë, për të parë nga afër vendin ku ishte organizuar prita terroriste dhe kriminale më 24 shtator 2023, nga e cila mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, heroi i Kosovës, Afrim Bunjaku. Atje po ashtu vizitoi edhe policët në pikë-kontrollin e Policisë së Kosovës. Pas Banjskës, kryeministri vizitoi Komunën e Zubin Potokut, ku u takua me zyrtarë të Agjencionit për Regjistrimin Civil, që gjithashtu ofrojnë shërbimin e regjistrimit të veturave, të cilët i falënderoi për punën dhe angazhimin e tyre në shërbim të qytetarëve.

Ndërsa gjatë vizitës në Mitrovicën e Veriut, kryeministri Kurti takoi kryetarin Erden Atiq dhe nënkryetaren Katarina Axhançiq, me të cilët diskutoi mbi mbarëvajtjen e punëve dhe iu dha mbështetjen e Qeverisë së Kosovës për punën që kjo komunë po bënë për të gjithë qytetarët pa dallim. Kurti ka vizituar edhe lagjen Kroi i Vitakut, përkatësisht në vend-punishtet e shtëpive të reja që po ndërtohen me mbështetjen e Qeverisë, ku bashkëbisedoi me disa prej banorëve dhe pronarëve të shtëpive të reja, të cilët u shprehen të lumtur dhe mirënjohës për mbështetjen e Qeverisë. Ndryshe, dje Qeveria e Kosovës ka ndarë katër milionë euro shtesë për subvencionimin e ndërtimit të shtëpive për pjesëtarët e komuniteteve jo-shumicë në komuna.

Kush do ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?
VV
PDK
LDK
AAK-Nisma
Lista GUXO
Nuk e di
Voto
1,249
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024