Mashtroi kompaninë për 35 mijë euro, arrestohet i dyshuari në Ferizaj
Lajme
Lexohet për: 1 min.
3 javë më parë
Linku u kopjua

Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit – Rajoni Ferizaj, pas pranimit të informatës mbi dyshimin se një person ka bërë përfitim personal në mënyrë të paligjshëm ka filluar hetimet intensive lidhur me personin e dyshuar. Pas veprimeve hetimore është vërtetuar se personi i dyshuar E.Q. (24), menaxher në një kompani private, në periudhën janar-mars 2024, kishte arritur që përmes faturave dhe klientëve fiktivë, për vete të përfitojë 35 mijë euro, duke i shkaktuar dëm kompanisë ku ai mbante këtë pozitë.

Me këto veprime, E.Q. duke mos zbatuar detyrimet që rrjedhin nga kontrata dhe përgjegjësitë si menaxher, dyshohet të ketë kryer veprën penale keqpërdorimi i autorizimeve ekonomike. Ai është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës, ku pas intervistës, me aktvendim të prokurorit dërgohet në mbajtje 48 orë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024