Zulfaj i reagon Petkoviqit pas fyerjeve ndaj Lulzim Hetemit
Lajme
Lexohet për: 2 min.
3 javë më parë
Linku u kopjua

Këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, Jeton Zulfaj, ka reaguar pasi kryengociatori serb Petar Petkoviq sot iu referua një kryetari të komunës së Kosovës si “Gauleiter”, “udhëheqës rajonal i Partisë Naziste”. Ai në një postim në rrjetin X e ka quajtur fyese dhe thellësisht injorante të krahasosh një kryetar komune të Kosovës, të zgjedhur në zgjedhjet demokratike të njohura nga QUINT, me një udhëheqës rajonal të epokës naziste. “Ky krahasim nuk është thjesht një sharje; pasqyron gjithashtu paturpësinë e Petkoviqit dhe zbulon mentalitetin e tij. Nuk është për t'u habitur, duke pasur parasysh se ai është anëtar i një partie politike, lideri i së cilës shërbeu si ministër i propagandës gjatë regjimit të Millosheviqit, i cili kreu gjenocid dhe spastrim etnik në Bosnje dhe Kosovë,” ka shkruar ai.

Petkoviq sot reagoi ndaj vizitës së sotme të kryeministrit Albin Kurti në veri, duke thënë se “nuk ka çfarë të kërkojë në veri, pasi nuk është i mirëpritur”. “Ai shkoi në ndërtesën e komunës, ku e priste “Gauleiteri” dhe kryetari “i rrejshëm” i komunës,”, tha ai duke iu referuar kryetarit të Leposaviqit, Lulzim Hetemi.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024