MF: Kujdes nga mashtrimet, pensionistëve iu kërkohen dokumente nga persona të dyshimtë
Biznes
Lexohet për: 2 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka dalë me një reagim për media pasi ditëve të fundit persona të papërgjegjshëm janë duke kërkuar dokumentacion dhe autorizim nga pensionistët, me premtimin se do t’u sigurojnë përfitimin e shumave të caktuara monetare. Në reagim thuhet se informatat e qarkulluara nuk janë të sakta dhe konsistojnë në informatë të rremë me tendencë të mashtrimit të pensionistëve, të cilët po frekuentojnë zyrat e pensioneve, me kërkesa për vërtetime apo vendime që dëshmojnë se të njëjtit janë përfitues të pensioneve.

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve fton qytetarët të kenë kujdes nga informatat e rreme që po qarkullojnë këto ditë që për theks kanë keqinformimin e përfituesve të skemave pensionale në Kosovë. Po ashtu, fton përfituesit e skemave pensionale të kenë kujdes lidhur me dokumentacionin dhe autorizimin e bërë tek palët e treta, meqë mund të cenohet privatësia e të dhënave të tyre. Po ashtu, lidhur me skemat pensionale dhe përcaktimin e shumës së pensioneve, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, kërkon nga të gjithë përfituesit e skemave pensionale që të ndjekin vetëm njoftimet zyrtare të MFPT-së dhe Qeverisë së Kosovës, ndërsa të kursehen nga njoftimet dhe shërbimet tjera jo zyrtare, të cilat mund të bëhen për interesa private të personave të caktuar. “Ne do të sigurohemi që të shpërndajmë në kohë të gjitha informacionet e sakta lidhur me pensionet dhe çështjet me interes për pensionistët. Andaj, ju lutem që t’i referoheni njoftimeve të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve si kanali i vetëm zyrtar në lidhje me këtë fushë”, përfundon reagimi.

A do te jetë qeveria e ardhshme VV-PDK?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
216
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024