Ndëshkimet me gjoba të ashpra, policia nis zbatimin e ligjit të ri në trafik
Lajme
Lexohet për: 2 min.
3 javë më parë
Linku u kopjua

Ngasësit e automjeteve nga sot duhet të kenë kujdes në zbatimin e rregullave të reja, pasi me hyrjen në fuqi të ligjit të ri parashihen gjoba të larta për shkelësit e këtyre rregullave në trafik. Ashpërsimi i gjobave me ligjin e ri vjen si pasojë e numrit të lartë të aksidenteve, vetaksidenteve dhe aksidenteve me fatalitet të shumta në vendin tonë. Policia e Kosovës ka nisur me zbatimin e ligjit të ri në komunikacion dhe ndëshkimin e të gjithë atyre që shkelin rregullat.

Nënkoloneli në Policinë e Kosovës, Jeton Rexhepi, thotë se deri te ndryshimi i ligjit ka ardhur si pasojë e vlerësimeve të kryera deri më tash sa i përket zbatimit të ligjit të vjetër. Ai thotë se bazuar në analiza ka një shpërqendrim të ngasësve të automjeteve gjatë vozitjes e cila po ndikon në shtimin e numrit të aksidenteve.

Me ligjin aktual për mos vendosjen e rripit të sigurisë, gjoba është 150 euro për shoferin dhe për pjesëmarrësit tjerë në automjet, gjoba për telefon do të jetë në tre variante, për herë të parë do të gjobitet për 100 euro, herën e dytë 200 euro dhe herën e tretë 500 euro dhe gjashtë muaj ndalohet të ngasë veturën. Ndërsa për shpejtësi brenda vendbanimit 20 euro për tejkalim të shpejtësisë nga 5 – 10 kilometra në orë (km/h) mbi shpejtësinë e lejuar, 40 euro  për tejkalim të shpejtësisë nga 10 – 20 km/h mbi shpejtësinë e lejuar, 60 euro  për tejkalim të shpejtësisë nga 20 – 30 km/h mbi shpejtësinë e lejuar, 200 euro dhe tre muaj ndalim i drejtimit të mjetit, plus tri pikë negative për tejkalim të shpejtësisë nga 30 – 50 km/h mbi shpejtësinë e lejuar dhe shumë rregulla të tjera. Të paktën 104 të vdekur dhe mijëra të lënduar është bilanci i aksidenteve rrugore për 2023. Sipas policisë, gjatë 2023 janë shënuar mbi 22.000 aksidente. Krahasuar me 2022, numri i aksidenteve për 2023 është rritur mbi 1.000./A. Shala/

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024