​Vuçiq-Hill diskutojnë për serbët e Kosovës
Lajme
Lexohet për: 1 min.
3 javë më parë
Linku u kopjua

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq deklaroi sot gjatë një takimi me ambasadorin e SHBA-së në Beograd, Christopher Hill, se vendi i tij po bën përpjekje për një zgjidhje të qëndrueshme për mbrojtjen e serbëve në Kosovë. Ai në një postim në Instagram ka shkruar se në takim u bisedua për vazhdimin e dialogut me Kosovën, situatën në rajon dhe bashkëpunimin Serbi-SHBA.

“Ritheksova qëndrimin konsistent të Serbisë, e cila vazhdon të bëjë të gjitha përpjekjet për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme për mbrojtjen e popullatës serbe në Kosovë dhe ruajtjen e interesave të saj kombëtare. Gjithashtu konfirmuam vendosmërinë tonë reciproke për të vazhduar përmirësimin e mëtejshëm të marrëdhënieve serbo-amerikane”, shkroi Vuçiq.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024