Mbi 300 raste me kollë të keqe në Shkup
Drejtat Autoriale
Lexohet për: 1 min.
3 javë më parë
Linku u kopjua

Në Shkup gjatë këtij viti janë regjistruar gjithsej 312 raste të kollës së keqe, konfirmoi mëngjesin e sotëm Lulzime Bajrami nga Qendra për Shëndet Publik. Gjithashtu në një prononcim, zëdhënësi i Komisionit për Sëmundje Infektive, Zlate Mehmedovic, tha se situata me kollën e keqe është duke u monitoruar edhe në Kumanovë, ku ka rritje të numrit të rasteve.

“Në raport me kollën e keqe, në Kumanovë vërehet rritje e numrit të rasteve. Komisioni për sëmundje infektive është duke e monitoruar situatën dhe nëse ka nevojë për masa shtesë do t’i rekomandojë ato”, theksoi Mehmedoviç për MIA, duke shtuar se nuk ka rritje të rasteve të regjistruara me grip apo sëmundje të ngjashme me gripin.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024