Shpërthen zjarri në Nënstacionin Prishtina 3, një numër i konsumatorëve mbetet pa rrymë
Lajme
Lexohet për: 1 min.
2 javë më parë
Linku u kopjua

Një zjarr ka shpërthyer në Nënstacionin Prishtina 3, me ç’rast një numër i caktuar i konsumatorëve nuk kanë rrymë.

Zjarrfikësit iu kanë përgjigjur rastit. Ndërkohë, i kanë thënë KosovoaPress-it, se zjarri është nën kontroll.

Ndërkohë, KEDS ka njoftuar se aktualisht po punohet në pastrimin e hapësirave të shkaktuara nga zjarri, ndërkaq nuk dihet akoma se çka e shkaktoi atë.

“Ekipet e KEDS-it ndodhen në vend dhe po punojnë në mënyrë intensive për kthimin në normalitet të gjendjes”, thuhet në një njoftim të KEDS-it.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024