Niveli i ulët i pagave, OShP përballet me mungesë të stafit
Lajme
Lexohet për: 2 min.
2 javë më parë
Linku u kopjua

Organi Shqyrtues i Prokurimit është duke u përballur me mungesë të stafit, kjo për shkak të dorëheqjeve të tyre si pasojë e nivelit të ulët të pagave. Si rrjedhojë e kësaj, kryetarja e Organit Shqyrtues të Prokurimit, Vjosa Gradinaj ka theksuar se ka vonesë në trajtimin e lëndëve.

Gradinaj gjatë raportimit në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere, gjatë shqyrtimit të Raportit vjetor të punës së Organit Shqyrtues të Prokurimit për vitin 2023 ka thënë se nga puna shtesë, punëtoret në këtë institucion po përballen me fluks të punës, derisa shtoi se ka edhe dorëheqje të tyre.

Ndërsa deputeti nga partia në pushtet, Eman Rrahmani ka thënë poashtu se është e pamundur që me këtë numër të stafit të funksionojë ky institucion.

Zyrtari financiar në këtë institucion, Agim Shaqiri ka thënë se nuk kanë gjetur mirëkuptim për ngritje të koeficientit për zyrtarët, ani pse ka dorëheqje të profesionistëve për këtë shkak.

Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se pasojat e ligjit të pagave janë të mëdha e shqetësuese.

Ai derisa ka pyetur për arsyet e vonesës në shqyrtimin e lëndëve, ka thënë se gjysma e dorëheqjeve po ndodhin për shkak të pakënaqësisë me koeficientin e ri të pagave.

Këtë e ka pohuar Shaqiri, duke thënë se e gjithë kjo po ndodhë për shkak të mungesës së stafit si pasojë e largimit të tyre nga niveli i pagave të ulëta.

Ndërkaq, nuk ka pasur kuorum të mjaftueshëm për raportin plotësues.

Ndërsa në mungesë të auditores së përgjithshme, Vlora Spanca shqyrtimi i Raportit vjetor financiar i Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2022 dhe 2023 është shtyrë për një ditë tjetër.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024