Pasi ndalohet nga policia i dyshuari tenton të ikë, e gjuan armën në lum
Lajme
Lexohet për: 1 min.
2 javë më parë
Linku u kopjua

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ndalimit të një personi për kundërvajtje në trafik në rrugën “Luan Haradinaj”, në Deçan, i njëjti ka rezultuar se e ka masën e ndalimit të patentë shoferit.

Poashtu gjatë tentimit për ta kontrolluar të dyshuarin sipas policisë, i njëjti ka filluar të vrapojë duke ikur nga vendi i ngjarjes.

“Zyrtarët policor e kanë ndjekur të dyshuarin dhe gjatë ndjekjes kanë vërejtur se i dyshuari posedonte një armë në dorë të cilën e ka hedhur në lum. Zyrtarët policorë kanë arritur ta arrestojnë të dyshuarin dhe nga lumi kanë marrë një pistoletë me 5 fishekë dhe një thikë”, thuhet në njoftimin e policisë.

I dyshuari sipas raportit të policisë pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024