Nga sot fillon të zbatohet Ligji i ri për rregullat e trafikut rrugor, ashpërsohen gjobat
Lajme
Lexohet për: 4 min.
2 javë më parë
Linku u kopjua

Ligji i ri për rregullat e trafikut rrugor i cili ka për qëllim rritjen e sigurisë rrugore, mbrojtjen e jetës, shëndetit dhe pronës së pjesëmarrësve në trafik, lehtësimin e zhvillimit normal të rrjedhës së trafikut si dhe mbrojtjen e ambientit ka hyrë në fuqi sot.

Policia ka njoftuar se me këtë ligj shumë kundërvajtje për pjesëmarrësit në trafik shoferë, pasagjerë apo këmbësorë janë përshkallëzuar me gjoba të ndryshme.

Disa nga risitë e këtij ligi që kërkohet të respektohen nga pjesëmarrësit në trafik  mund t’i shihni në vijim.

- Mos vendosja e rripit të sigurisë

- 150 € shoferi dhe të gjithë personat të cilët gjenden në mjet duhet t’i përdorin rripat e sigurisë, siç parashihet nga prodhuesi

- Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes

- 100 € + 1 pikë negative - shoferi i cili haset për herë të parë

- 200 € + 3 muaj ndalim i drejtimit të mjetit + 2 pikë negative - shoferi i cili haset për herë të dytë

- 500 € + 6 muaj ndalim i drejtimit të mjetit + 3 pikë negative - shoferi i cili haset më shumë se dy herë

- Regjistrimi i mjetit

- 200 € + konfiskimi i targave  - personi fizik i cili haset me mjetin të cilit i ka skaduar regjistrimi jo më gjatë se 30 ditë

- 500 € + konfiskimi i targave  - personi juridik i cili haset me mjetin të cilit i ka skaduar regjistrimi jo më gjatë se 30 ditë

- Përveç gjobës së paraparë do të konfiskohet mjeti nëse regjistrimi ka skaduar më tepër se 30 ditë

- Shpejtësia brenda vendbanimit

- 20 € - për tejkalim të shpejtësisë nga 5 - 10 km/h mbi shpejtësinë e lejuar

- 40 € - për tejkalim të shpejtësisë nga 10 - 20 km/h mbi shpejtësinë e lejuar

- 60 € - për tejkalim të shpejtësisë nga 20 - 30 km/h mbi shpejtësinë e lejuar

- 200 € + 3 muaj ndalim i drejtimit të mjetit + 3 pikë negative - për tejkalim të shpejtësisë nga 30 - 50 km/h mbi shpejtësinë e lejuar

- 300 € + 6 muaj ndalim i drejtimit të mjetit + 3 pikë negative - për tejkalim të shpejtësisë nga 50 - 70 km/h mbi shpejtësinë e lejuar

- 400 € + 9 muaj ndalim i drejtimit të mjetit + 4 pikë negative - për tejkalim të shpejtësisë nga 70 - 100 km/h mbi shpejtësinë e lejuar

- 500 € + 12 muaj ndalim i drejtimit të mjetit + 5 pikë negative - për tejkalim të shpejtësisë mbi 100 km/h mbi shpejtësinë e lejuar

- Shpejtësia jashtë vendbanimit

- 20 € - për tejkalim të shpejtësisë nga 10 - 20 km/h mbi shpejtësinë e lejuar

- 40 € - për tejkalim të shpejtësisë nga 20 - 30 km/h mbi shpejtësinë e lejuar

- 150 € + 2 pikë negative - për tejkalim të shpejtësisë nga 30 - 50 km/h mbi shpejtësinë e lejuar

- 300 € + 3 muaj ndalim i drejtimit të mjetit + 3 pikë negative - për tejkalim të shpejtësisë nga 50 - 100 km/h mbi shpejtësinë e lejuar

-500 € + 6 muaj ndalim i drejtimit të mjetit + 5 pikë negative - për tejkalim të shpejtësisë mbi 100 km/h mbi shpejtësinë e lejuar

- Ndalohen garat e shpejtësisë

- 400 € + 10 muaj ndalim i drejtimit të mjetit + 4 pikë negative - shoferi i cili haset duke bërë gara jashtë vendbanimit

- 500 € + 12 muaj ndalim i drejtimit të mjetit + 5 pikë negative - shoferi i cili haset duke bërë gara brenda vendbanimit

- Mos përdorimi i helmetës

- 100 € shoferi dhe personat tjerë që barten në këto mjete, ndërsa për personat e moshës nën 16 vjeç dënimi i shkon te kujdestari ose prindi

- Shoferi i cili haset në trafik gjatë masës mbrojtëse ndalim i të drejtuarit të mjetit me veprim motorik

- 500 € + 6 muaj i shtohet ndalimi i drejtimit të mjetit + 5 pikë negative + konfiskohet përkohësisht mjeti të cilin është hasur duke e drejtuar, derisa ndaj të njëjtit është aktive masa mbrojtëse ndalim i të drejtuarit të mjetit me veprim motorik

- Ndalim i tejkalimit të mjeteve

- 200 € + 3 muaj ndalim i drejtimit të mjetit + 2 pikë negative

Poashtu janë përcaktuar dispozitat e trafikut të cilat e rregullojnë trafikun për trotinet elektrik.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024