Digjet vetura e hetuesit policor në veri
Siguri
Lexohet për: 1 min.
2 javë më parë
Linku u kopjua

Një veturë e markës "Dacia" me targa BG është djegur tërësisht, por për fat të mirë përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar në njerëz.

Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 5:00 të mëngjesit pranë ndërtesës të quajtur "Vampirusha", në veri të Mitrovicës, derisa vetura ishte e parkuar.

Burime të KosovaPress-it, bëjnë të ditur se vetura është pronë e hetuesit policor të nacionalitetit serb me inicialet Zh. K. i cili punon në jug të Mitrovicës. Sipas këtyre burimeve, dyshohet se vetura është djegur qëllimshëm nga persona deri tash të panjohur, për shkak të bashkëpunimit të pronarit të veturës me institucionet e Kosovës.

Mësohet se njësitë e zjarrfikësve kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa policia po punon në gjetjen e autorëve të këtij incidenti.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024