Papa tregon se si dëshiron që të mbahet funerali i tij
Bota
Lexohet për: 2 min.
2 javë më parë
Linku u kopjua

Papa Françesku ka thënë se si do të dëshironte që funerali i tij të mbahej në një libër intervistash me korrespondentin e gazetës spanjolle ABC.

Ai tha se do të kishte një arkivol por jo katafalkë (një platformë të ngritur) për ritet e varrimit.

Papa 86-vjeçar argjentinas, i cili ka pasur një sërë problemesh të vogla shëndetësore kohët e fundit dhe që përdor një karrige me rrota për shkak të gjunjëve të dobët, tha se donte të varrosej "me dinjitet si çdo i krishterë", duke folur në librin e intervistave "El Sucesor" nga Javier Martinez-Brocal.

Papa konfirmoi se ai kishte lëshuar tashmë udhëzime që ai do të varrosej në bazilikën e Shën Marisë Major (Santa Maria Maggiore), ndryshe nga paraardhësit e tij që të gjithë janë varrosur në bazilikën e Shën Pjetrit.

Ai tha se donte të prehej "në një dhomë ku ata mbajnë shandanë. Aty është vendi, ata më kanë konfirmuar se gjithçka është gati”, tha ai për Martinez-Brocal.

Françesku tha se bazilika Marian ka qenë e dashur për të që para se të bëhej papë në vitin 2013, ku tha se shpesh shkonte dhe lutej. /ANSA/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024