​KB Prizreni do ta vazhdojë edhe sezonin e ardhshëm në elitën e basketbollit
Sport
Lexohet për: 1 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Proton Cable Prizreni do të garojë edhe sezonin e ardhshëm në Superligën e Kosovës në basketboll, pasi e mposhti në të dy ndeshjet e “Play-Out” KB New Basket.

KB Prizreni e mposhti sot New Basket me rezultat të thellë 107:67, ndërsa takimin e parë prizrenasit fituan 113:93, për të siguruar qëndrimin në elitën e basketbollit vendor, raporton KosovaPress.

Prizreni ishte skuadër më e mirë nga fillimi i ndeshjes e deri në fund, duke mos e vënë asnjëherë në diskutim fitoren dhe qëndrimin në Superligë.

Proton Cable Prizreni ishte renditur në vendin e shtatë në tabelën e Superligës së Kosovës në basketboll.

Rezultati final, 107:67 në favor të Prizrenit. 

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024