Organizohet pritje për studentët që zunë vendin e tretë në botë në garën e drejtësisë
Lajme
Lexohet për: 2 min.
2 javë më parë
Linku u kopjua

Fakulteti Juridik sot ka organizuar ceremoninë e pritjes për studentët e këtij fakulteti, të cilët zunë vendin e tretë në botë në garën “Willem C. Vis International Commercial Arbitration Moot”, e mbajtur në Vjenë të Austrisë.

Në fjalën e tij, dekani i këtij fakulteti Avni Puka, tha se përfaqësimi i Universitetit të Prishtinës në mesin e universiteteve më prestigjioze në botë është mesazh për studentët e tjerë.

Ai gjithashtu njoftoi se Fakulteti Juridik po përgatit një ekip që do të jetë pjesë e simulimit të Gjykatës Penale Ndërkombëtare në Gjermani.

Ndërkaq, nga ekipi i studentëve thanë se suksesi nuk është vetëm i tyre, por i të gjithë Fakultetit Juridik.

Pjesëmarrësja Rea Hadri tha se suksesi nuk është vetëm i tyre por i gjithë Fakultetit.

Dea Fetiu u shpreh se është ndjenjë e veçantë që të kthehen në UP.

Kurse, Melisë Sejdiu tha se është shumë optimiste edhe për ekipet që shkojnë në vitin tjetër dhe se janë të gatshëm që t’i ndihmojnë ata.

Ndërkaq, Morea Pula shtoi se përkundër se si universiteti i vogël, ata kanë arritur t’i tejkalojnë universitetet me të njohura të botës.

E, Ariana Rexha se suksesi i tyre është i të gjithëve.

Pjesëmarrësi tjetër, Nol Musa falënderoi të gjithë për përkrahje ndaj ekipit përfaqësues.

“Willem C Vis International Arbitration Moot” është garë e arbitrazhit ndërkombëtar komercial dhe cilësohet si gara më e madhe e drejtësisë në botë.

Në këtë garë kanë marrë pjesë 400 ekipe të studentëve të drejtësisë, nga universitet me prestigjioze botërore si: Harvardi, Yale, Stanford, Columbia, Oxford, Cambridge, Princeton, Duke, LSE, e qindra universitete të tjera. /A.Zogaj

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024