Punëtorët e Telekomit protestuan, pasi nuk u janë ekzekutuar pagat
Lajme
Lexohet për: 2 min.
2 javë më parë
Linku u kopjua

Punëtorët e Postës dhe Telekomunikacionit të Kosovës kanë protestuar para objektit të Telekomit për shkak se nuk u janë ekzekutuar pagat, meqë nga 29 shkurti i këtij viti, kësaj kompanie i janë bllokuar llogaritë bankare nga përmbaruesi.

Kryetari i Federatës Sindikale të Pavarur të Postes dhe Telekomunikacionit të Kosovës, Lami Balaj kërkoi që sa më shpejtë të bëhet zhbllokimi i llogarisë bankare në mënyrë që punëtorët të marrin pagat, ngase sipas tij ata mbajnë familjet me ato mjete.

Ai kërkoi nga Gjykata Komerciale që të dalë me vendim pozitiv lidhur më këtë çështje, për çka thotë se të njëjtit punëtorë kanë luftuar korrupsionin dhe çdo pa rregullsi brenda Telekomit.

Ndërkaq, nga menaxhmenti i Telekomit thonë se përmbaruesit i kanë ofruar mundësinë që pagesën ta bëjnë me këste derisa të vjen vendimi i shkallës së dytë, siç edhe ka qenë marrëveshja sipas tij. Porse, shtojnë se qëllimi i tyre është kriminal, ngase sipas tij ata duan që t’i marrin Telekomit mbi 5 milionë euro.

Balaj potencoi se nëse kjo situatë vazhdon, do të vazhdojnë me protesta para qeverisë dhe prokurorisë, derisa përmendi edhe mundësinë për greva.

Ndërkaq, drejtori financiar në Telekomin e Kosovës, Feim Kelmendi tha se pavarësisht që janë munduar të gjejnë zgjidhje për këtë situatë, nuk kanë hasur në mirëkuptim nga pala tjetër, derisa i referohet përmbaruesit.

Ai shpreh keqardhje për punëtorët e Telekomit që kanë mbetur pa paga.

Sipas Sindikatës së Postës dhe Telekomunikacionit afro 2 mijë punëtorë kanë mbetur pa paga tash e më shumë se një muaj. /Z.Zeneli/

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024