Shoqata e logopedëve kërkon një odë të veçantë për licencimin e logopedëve
Shëndetësi
Lexohet për: 2 min.
2 javë më parë
Linku u kopjua

Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale bashkë me Shoqatën e Logopedëve, Ergoterapisë dhe specialistë në Psikologjinë Klinike dhe Psikoterapi, kanë diskutuar për kërkesat, sfidat dhe arritjet e tyre.

Nga shoqata e logopedëve, Lekë Gjurgjiali tha se sfida kryesore në Kosovë është mungesa e profesionit të logopedisë në Qendra Mjekësore Familjare, i cili nuk është i integruar. Ai tha se duhet të shtohet inspeksioni për logoped sepse në shumë raste ka të punësuar pa licencë. Gjuragjiali theksoi se një odë e logopedëve e ndarë veçmas për licencim, do të ishte hap i duhur për këtë profesion.

Ndërkaq, deputeti nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Shemsedin Dreshaj tha se problemet e logopedëve do të merren parasysh. Sipas tij, problemi kryesor është definimi i statusit të logopedëve.

Po ashtu, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli tha se duhet të propozohet oda e veçantë për licencimin e logopedëve. Avdyli tha se Kosova i ka vetëm katër logopedë të punësuar dhe kjo nuk është në rregull, sepse profesionistët po shkojnë në Gjermani.

Ndërkaq, mbledhje e komisionit ka vazhduar edhe me diskutimin e kërkesave dhe problemet me të cilat ballafaqohen shoqata e Ergoterapisë dhe specialistët e Psikologjisë Klinike dhe Psikoterapisë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024