Pjesëmarrës të Kursit të Lartë për Siguri takohen me anëtarët e Komisionit për Siguri
Lajme
Lexohet për: 2 min.
2 javë më parë
Linku u kopjua

14 pjesëmarrës nga Kursi i Lartë për Siguri dhe Mbrojtje të Shqipërisë janë pritur në takim nga Komisioni për Çështje të Sigurisë. Anëtarë të këtij komisioni thanë se Kosova ka nevojë për bashkëpunim e mbështetje të Shqipërisë, për shkak të kërcënimeve me të cilat po ballafaqohet. Në këtë takim u theksua se Kursi për Siguri është kursi më i lartë në karrierën ushtarake.

Kryetari i Komisionit për Çështje te Sigurisë, Bekë Berisha tha se Kosova po ballafaqohet me kërcënime e sfida. Ai përmendi edhe sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit, për çka tha se institucionet e sigurisë kanë treguar profesionalizëm.

Edhe nënkryetari i komisionit, Enver Dugolli u shpreh se Kosova ka nevojë për bashkëpunim dhe mbështetje. Ai shtoi se objektiv kryesor është qe Kosova të jetë pjesë e aleancës së NATO-s.

E shefja e departamentit të Strategjisë dhe Studimeve të Avancuara, Razije Mehmeti foli për qëllimin e këtij programi.

Misioni i këtij kolegji është edukimi dhe kualifikimi i personelit ushtarak e civil nëpërmjet programit mësimor, në nivelet e larta të drejtimit të Forcave të Armatosura dhe të institucioneve të tjera të sigurisë kombëtare. /Sh.Pajaziti/

Lajmi i plotë në sistemin me parapaim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024