KRPP vazhdon të ballafaqohet me mungesë të stafit
Lajme
Lexohet për: 2 min.
2 javë më parë
Linku u kopjua

Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik nuk ka strategji që të sigurojë vazhdimësinë e sistemit të e-prokurimit, e po ashtu nuk është mjaftueshëm efikase ndaj menaxhimit të problemeve në sistem, ndërsa vazhdon të përballet me mungesë stafi. Kështu, është bërë e ditur në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike gjatë shqyrtimit të raportit të auditimit të teknologjisë së informacionit “Sistemi elektronik i prokurimit publik e-prokurimi”, në të cilin ka raportuar kryetari i KRPP-së Osman Vishaj.

Deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës, Hajdar Beqa ka thënë se e-prokurimi duhet të ketë ndërlidhje edhe me sistemet tjera të qeverisë.

Për këtë, kryetari i KRPP-së Osman Vishaj, është shprehur se rezultatet e auditimit tregojnë se sistemi elektronik i e-prokurimit ka ndihmuar në rritje të efikasitetit në zhvillimin e prokurimit publik.

Gjatë raportimit të tij në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave, Vishaj ka thënë se përballen me mungesë stafi.

Ndërkaq, deputeti Beqa ka pyetur nëse ky institucion ka ndonjë rol të ndikojë tek kontratat njëburimore.

Për këtë, Vishaj ka thënë se nëse krahasojnë vitin 2023 me 2022 ka një rënie të lehtë të vlerës.

Në anën tjetër, kryetarja e komisionit, Hykmete Bajrami ka pyetur nëse ka raste kur një autoritet kontraktues nuk e njofton fare KRPP-në dhe fillon procedurën e negociuar.

Për dallim nga vitet e kaluara, Vishaj ka thënë se çdo procedurë e negociuar publikohet në faqen e e-prokurimit.

Ndërkaq, deputetet u pajtuan që raporti i auditimit të mos dërgohet për shqyrtim në seancë të Kuvendit pasi në këtë raport ka pasur pak të gjetura.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024