Kosova ende nuk ka një databazë për numrin e personave me autizëm
Lajme
Lexohet për: 3 min.
2 javë më parë
Linku u kopjua

“Më jep mbështetjen, të gëzoj të drejtat e mia”, ishte konferenca që mblodhi drejtues të institucioneve, e shoqatave me rastin e shënimit të Ditën Botërore të Autizmit, ku është diskutuar mbi gjendjen e përgjithshme të personave me autizëm ne Kosovë.

Drejtori i Zyrës për Qeverisje të Mirë nga Zyra e Kryeministrit, Habit Hajredini, ka thënë se prioritet për Qeverinë është edhe çështja e trajtimit të barabartë. Sipas tij, Qeveria është fokusuar në zbatimin e legjislacionit për të drejtat e personave me aftësi të kufizuar.

Ndërsa, Hatixhe Hoxha, nga Shoqata Autizmi, kishte ankesa ndaj Qeverisë dhe ministrive. Ajo tha se në Kosovë ende nuk ka një databazë të caktuar, ku tregohet numri i të gjithë personave me autizëm, mungon infrastruktura ligjore dhe se mungon asistenca në shkolla dhe logopedëve.

Edhe pse Qeveria ka punuar vitet e fundit në këtë drejtim, duke punësuar nga 100 asistentë për fëmijë me aftësi të kufizuar në shkolla, ajo shprehet se kjo është vetëm një pikë uji në oqean, sepse është më e rëndësishmja që fëmijët të kenë asistencë në shkolla.

“Ende nuk ka Kosova në databazë të caktuar, ku shihet numri i të gjithë fëmijëve dhe i personave me autizëm....15:04 Mungesa e infrastrukturës ligjore, po punojmë me ministrin e financave për miratimin e ligjit gjithëpërfshirës për personat me aftësi të kufizuar...16:07 Mungesa e asistenteve në shkolla, qeveria ka punuar vitin e fundit, çdo vit nga që 100 asistentë të punësohen për fëmijët me aftësi të kufizuara, por kjo është një pikë uji në oqean, kur dihet se sa shumë nevojë kanë fëmijët që të kenë asistent në shkolla...16:33 Mungesa e logopedëve në shkolla”, ka shtuar ajo.

E Blerta Perolli, prodekanë në Fakultetin e Edukimit, ka thënë se sipas studimeve që janë bërë ndër vite, është vërtetuar se ndërhyrja në fëmijëri të hershme kanë ndryshuar rrugën e zhvillimit të fëmijëve.

Dita Botërore e Autizmit është vendosur nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, me rezolutën “62/139” në vitin 2007, më tepër si një përpjekje për t’i dhënë fund diskriminimit ndaj personave me autizëm.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024