Basketboll/ Sot finalja e Ligës Unike të Femrave
Sport
Lexohet për: 2 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Finalja e Liga Unike të Femrave do të vë përballë dy skuadrat për momentin më të mirat në Kosovë e Shqipëri. Bashkimi dhe Prishtina do të garojnë për trofeun e çmuar të Liga Unike.

Prizrenaset në edicionin e rregullt kishin dhjetë fitore në dhjetë ndeshje, kurse prishtinaset tetë fitore e dy humbje (humbjet pikërisht nga Bashkimi).

Gjithashtu këto dy skuadra po luftojnë për titullin e kampionit të Kosovës, duke dëshmuar se për momentin janë skuadrat më të mira në basketbollin e femrave.

Bashkimi në gjysmëfinale të Final 4 Liga Unike Femrat shënoi fitore kundër Tiranës 73:54, derisa Prishtina, që është organizatore mundi Penzën me shifrat 74:57.

Bashkimi do të kërkojë titullin e parë të Liga Unike Femrat, derisa Prishtina për herë të dytë, pasi kishte triumfuar në edicionin e parë dhe historik. Në edicionin e fundit, ky trofe përfundoi në duart e basketbollisteve të Partizanit.

Për vendin e tretë do të garojë Tirana dhe Penza, që të hënën pësuan në gjysmëfinale.

Finalja zhvillohet nga ora 20:00, derisa sfida për vendin e tretë nga ora 17:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

Kush do ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?
VV
PDK
LDK
AAK-Nisma
Lista GUXO
Nuk e di
Voto
799
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024