Ngjarjet e datës 2 prill
Ngjarje
Lexohet për: 3 min.
3 javë më parë
Linku u kopjua

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bën homazhe në përkujtim të viktimave të masakrës në Kralan të Gjakovës. (Kralan, Gjakovë, ora 08:00)

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bën homazhe te varrezat e familjes Vejsa në Gjakovë. (Varrezat e Qytetit, ora 08:40)

Zyra e Kryeministrit në bashkëpunim me Shoqatën Autizmi, me Asociacionin Nacional i Autizmit në Kosovë (ANAK) si dhe Shoqatën Autizmi Flet, mbajnë konferencën “Më jep mbështetjen, të gëzoj të drejtat e mia” me rastin e Shënimit të Ditës Botërore të Autizmit 2 Prill, 2024. (Ndërtesa e Qeverisë, Kati 0, Salla P38, ora 09:30)

AShAK organizon tryezën “Krijimtaria Letrare e Ali Aliut në 90-vjetorin e lindjes”. (Salla e AShAK, ora 09:30)

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale mbanë takim me shoqatën e logopedëve, me Shoqatën e ergoterapistëve dhe me grupin e specialstëve të supervizionit për Psikologji Klinike dhe Psikoterapi. (Kuvendi i Kosovës, salla N303, ora 10:00)

Mbahet mbledhja solemne e Kuvendit Komunal të Prizrenit ku do të shpallet Qytetar Nderi i Prizrenit, Ali Ahmeti, Kryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI). (Shtëpia e Bardhë, ora 11:00)

Tubim përkujtimor në shënimin e 25 vjetorit të rënies së dëshmorëve dhe martirëve gjatë luftës çlirimtare 1998/99 në Hoçë të Vogël. (Lapidari i Dëshmorëve dhe Martirëve Hoçë e Vogël Rahovec, ora 11:00)

Kryeministri i Republikës së Kosovës Z. Albin Kurti dhe Ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia do të marrin pjesë në ceremoninë e përurimit të Repartit Pediatrik në Spitalin Regjional të Mitrovicës. (Reparti Pediatrik në Spitalin Regjional të Mitrovicës, ora 11:00)

Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes mbanë takim me kursantët e Kursit të Lartë për Siguri dhe Mbrojtje të Shqipërisë. (Kuvendi i Kosovës, salla N506, ora 11:00)

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport mbanë takim me Komisionin për Edukim dhe Mjetet e Informimit Publik nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë. (Kuvendi i Kosovës, salla C301, ora 11:00)

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e auditimit të teknologjisë së informacionit “Sistemi elektronik i prokurimit publik e-prokurimi“. I ftuar: Kryetari i KRPP-së z.Osman Vishaj. (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 11:00)

Punëtorët e FSP-PTK organizojnë protestë (para objekteve qendrore të Telekomit të Kosovës në gjithë territorin e Kosovës, ora 12:00)

Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim shqyrton projektligjin për Performancën energjetike të ndërtesave. (Kuvendi i Kosovës, salla N303, ora 13:00)

Mbahet mbledhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Qeveria e Kosovës, ora 14:30)

Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë, takohet me Kryetarin e Komisionit për Çështje Politike dhe Demokraci në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës. (Kuvendi i Kosovës, salla C301, ora 18:30)

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024