Rriten çmimet e naftës
Lexohet për: 1 min.
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Çmimet e naftës u rritën të hënën mes shqetësimeve për furnizim të shtrënguar të naftës për shkak të tensioneve në Lindjen e Mesme dhe Luftës Rusi-Ukrainë.

Standardi ndërkombëtar i papërpunuar Brent u tregtua me 87.24 dollarë për fuçi në orën 9:31 të mëngjesit me orën lokale (0631 GMT), një rritje prej 32% nga çmimi i mbylljes prej 86.96 dollarë për fuçi në seancën e mëparshme tregtare.

Standardi amerikan West Texas Intermediate (WTI) u tregtua me 83.42 dollarë për fuçi në të njëjtën kohë, një rritje prej 0.30% nga seanca e mëparshme që u mbyll me 83.17 dollarë për fuçi.

Ndërsa konflikti midis Izraelit dhe Palestinës dhe lufta Rusi-Ukrainë vazhdon, shqetësimet globale të furnizimit me energji janë vënë në rrezik, duke i shtyrë çmimet më të larta. (AA)

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024