Haradinaj në Lybeniq: Barbaria e shtetit fashist serb nuk kurseu askënd që i doli para
Lajme
Lexohet për: 2 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar ngjarjet e kobshme të fillimit të prillit të vitit 1998 në Lybeniq dhe zonën përreth.

Haradinaj ka thënë se aty janë vrarë fëmijë, gra e pleq.

"Sa herë vijmë në Lybeniq, një pjesë e zemrës mbetet këtu, me familjarët që ende presin që të dashurit e tyre të kenë një varr për t'iu vendosur lule. Lybeniqi u masakrua edhe më 25 maj 1998, e java e parë e prillit 1999 ishte e kobshme për këtë fshat e zonën përreth, që u bënë cak të represionit të tmerrshëm e të paparë. Armiku ekzekutoi mbi njëqind shqiptarë të paarmatosur, nga fshatrat Lybeniq, Buçan, Rashiq, Loxhë, Kosuriq e Prilep", ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka shtuar se barbaria e shtetit fashist serb nuk ka kursyer askënd që i ka dalë para.

"A vritet njeriu, vetëm se e ëndërron lirinë e Atdheut të tij? Këtë e bëri pa mëshirë barbaria e shtetit fashist serb, që nuk kurseu askënd që i doli para, gra, fëmijë e pleq. Sot e për mot, përulemi me respekt para sakrificës së të rënëve për liri!", është shprehur Haradinaj.

A do te jetë qeveria e ardhshme VV-PDK?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
138
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024