Subvencionimi nga 500 euro për gratë që lindin në QKMF e Rahovecit rrit interesimin për lindje
Tema
Lexohet për: 2 min.
2 javë më parë
Linku u kopjua

Nga 500 euro po i marrin gratë që lindin në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Komunën e Rahovecit, që nga fillimi i këtij viti. Menjëherë pas këtij vendimi të kryetarit të komunës, Smajl Latifi, ky subvencionim ka prodhuar efekt pozitiv duke shtuar interesimin dhe gatishmërinë e grave shtatzëna për të lindur në QKMF-në e kësaj komune.

Kushti i vetëm për të marrë këtë mbështetje nga komuna është që gratë rahoveciane të lindin në spitalin e Rahovecit. Kryetari Smajl Latifi ka thënë për KosovaPress, se kjo përkrahje për gratë e Rahovecit ka vazhduar edhe më herët dhe do të vazhdojë gjithmonë.

Latifi tha se subvencionimi ka për qëllim që të rritë natalitetin në vend dhe të dëshmojë se QKMF-ja plotëson kushtet për çdo lindje. Sipas tij, ky është një shembull i mirë që duhet ta praktikojnë edhe kryetarët e tjerë në komunat e tyre.

Ndërkaq, se subvencionimi do të vazhdojë të rritet për çdo vit dhe nuk do të ndalet e thotë edhe, drejtoresha  e Shëndetësisë në Komunën e Rahovecit, Saranda Sallteku.

Po ashtu, edhe drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Rahovec, Elbunit Kryeziu tha se me hyrjen në fuqi të subvencionimit me nga 500 euro për gratë që lindin në këtë repart, ka pasur shumë interesim edhe për gratë që kryejnë edhe lindje të tjera. Kryeziu tha se në krahasim me vitin e kaluar, numri i lindjeve në këtë repart ka shkuar deri në gjashtë lindje dhe se presin që ky numër të rritet.

Subvencionimi për gratë që lindin në Rahovec në vitin 2021 ka qenë 200 euro, në vitin 2022, 300 euro, në vitin 2023, ka qenë 400 euro, ndërsa në këtë vit subvencionimi do të jetë 500 euro.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024