Travel off Path: Shqipëria destinacioni perfekt këtë verë
Shqipëri
Lexohet për: 3 min.
2 javë më parë
Linku u kopjua

Evropa në përgjithësi është një nga destinacionet më të mira të plazhit në planet me vende si Shqipëria, Greqia, Spanja, dhe Portugalia, shkruan Sam Sears në një artikull të botuar në “Travel off Path”.

Shqipëria ka qenë në një trajektore në rritje me udhëtarët vitet e fundit për një sërë arsyesh, por një prej tyre është bregdeti i saj fenomenal. Qyteti bregdetar i mrekullueshëm i Shqipërisë, Ksamili, është një nga destinacionet më të mira të plazhit për t’u arratisur, dhe zgjedhja më e mirë për pushime verore të lira në parajsë.

Deti Jon

Shqipëria është një nga vendet më në trend në Evropë, tashmë një destinacion nën radar për shumë udhëtarë. Niseni vizitën tuaj në Shqipëri me një ndalesë në kryeqytetin e gjallë, Tiranën. Sfondi i bukur i maleve piktoreske të gjelbërta e bën qytetin unik dhe akoma më tërheqës. Vija bregdetare e Shqipërisë është e mahnitshme. Durrësi është plazhi më i afërt me Tiranën ku mund të bëni një udhëtim ditor. Udhëtarët që nuk janë në dijeni të perlave të vërteta të Shqipërisë duhet të bëjnë një udhëtim pak më në jug të vendit, transmeton ATSh.

Ksamili

Shqipëria ka pasur një rritje të turizmit vitet e fundit, shumë udhëtarë kanë përfituar nga kostoja e ulët e jetesës dhe lejeqëndrimi i lehtë për nomadët dixhitalë. Vendi ofron plazhe jashtëzakonisht të bukura, ndër të cilat spikat një parajsë si Ksamili. Ksamili shtrihet përballë brigjeve lindore të Korfuzit duke ndarë të njëjtat ujëra blu mahnitëse me një nga sekretet e çmuara të Shqipërisë. I krahasuar me Maldivet, fshat i bukur bregdetar ka rreth 10 000 banorë. Ja vlen të udhëtoni për të pushuar në Ksamil, një nga sekretet më të ruajtura të Evropës, i mbushur me ujëra blu, rërë të bardhë, mot të përsosur dhe një atmosferë të qetë. Ndryshe nga shumë destinacione të njohura të plazhit, Ksamili është i pacënuar dhe mund të kaloni ditë të lumtura në plazhin me diell. Një arratisje verore e përballueshme në ‘parajsë’ Nomadët dixhitalë nuk janë të vetmit udhëtarë që kërkojnë të kursejnë shpenzimet në udhëtimet e tyre; kjo vlen për të gjithë. Dhe kush nuk do të dëshironte të përdorte pasaportën e tij dhe të arratisej në plazhe parajsore të përballueshme? Ksamili mund të jetë i vogël dhe nuk ka shumëllojshmëri në opsionet e akomodimit, por me siguri këtu mund të gjeni një vend të rehatshëm për t’u çlodhur. Hotelet dhe bujtinat kushtojnë deri në 64 dollarë në natë, ndërsa hotelet buzë detit deri në 200 dollarë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024