Klopp komenton fitoren e Liverpoolit për kreun e tabelës: Do të doja 5:0
Sport
Lexohet për: 1 min.
3 javë më parë
Linku u kopjua

Jurgen Klopp u shpreh i kënaqur pasi ekipi i tij fitoi tri pikë të reja në Premier ligë dhe blindoi pozitën e parë pas barazimit ndërmjet Cityt dhe Arsenalit. Gjermani festoi sot në shtëpi ndaj Brighton, por iu desh të bënte një përmbysje. “Do të doja të mos kishim humbur 1:0. Do të doja të kishim 5:0. Por kjo është më e mira që mund të bëjmë kundër Brighton”, tha Klopp pas ndeshjes.

“Në lojë, nuk ishte keq. Në mbrojtje, mund të ishte më mirë. Por disi ne gjithmonë luftojmë kundër Brighton, kjo është mirë. Një nga dhjetë të fundit, vetëm duhet të vazhdojmë”, shtoi gjermani. Ai komentoi edhe golin që i solli fitoren skuadrës së tij: “Ishte një pasim i mrekullueshëm nga Soboslay. Ne pamë edhe kreativitetin edhe cilësinë. Ai vuri re Makën fillimisht dhe më pas Mo. Sa raste humbëm, është mirë që patëm këtë moment gjenialiteti futbolli për ta mbyllur këtë ndeshje.” “Brighton është një ekip shumë cilësor dhe kështu e matë sa mirë ishim sot. Ne e merituam fitoren”, përfundoi menaxheri i Liverpool-it.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024