Lojtari që Guardiola pagoi 50 milionë ua tregon gishtin e mesit tifozëve
Sport
Lexohet për: 2 min.
3 javë më parë
Linku u kopjua

Kalvin Phillips (28) është ndoshta dështimi më i madh në karrierën e Pep Guardiolës. Në verën e vitit 2022 ai pagoi 50 milionë euro te Leeds për transferimin e tij te Manchester City dhe nuk u tregua aspak. Qe nga ardhja, ai ka luajtur vetëm 31 ndeshje, dhe këtë sezon bëri katër paraqitje, kështu që ishte e qartë se ishte më mirë të kërkonte një mesfushë të re. Në janar, mesfushori doli në huazim deri në fund të sezonit te West Ham, për të cilin klubi londinez pagoi shtatë milionë euro.

Megjithatë, ai nuk u imponua as në Londër. Deri më tani, ai është paraqitur në dhjetë ndeshje, por ka nisur vetëm në katër dhe ka grumbulluar gjithsej 304 minuta në fushë. Tifozët e West Ham e cilësuan atë si fajtorin kryesor për humbjen e pabesueshme ndaj Newcastle (4:3) në ndeshjen e zhvilluar dje. Ai hyri në lojë në minutën e 69-të, kur West Ham po kryesonte 3:1, dhe Phillips fillimisht humbi një penallti në minutën e 77-të dhe më pas ishte përgjegjës për një tjetër gol të pësuar në fund.

Edhe trajneri i West Hamit, David Moyes e akuzoi indirekt si fajtor të humbjes. "Ne u përpoqëm të shtonim një tjetër mesfushor dhe nuk donim që ata të afroheshin me një gol prapa. Ky vendim nuk funksionoi," tha Moyes. Pas ndeshjes, Phillips u sulmua nga tifozët jashtë stadiumit ndërsa hipi në autobusin e klubit. Një fans i hodhi fjalën “i padobishëm”, të cilës ai iu përgjigj duke i dhënë gishtin e mesit. Rënia e thellë e lojtarit që u soll në City si yll i afatit kalimtar vazhdon dhe tashmë në prag të Euro 2024 ka humbur statusin në kombëtaren e Anglisë dhe nuk është ftuar në grumbullimin e fundit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024