Kurti përkujton shqiptarët e vrarë në masakrën e Burimit
Lajme
Lexohet për: 1 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Në 25-vjetorin e masakrës në Burim të Malishevës, kryeministri Albin Kurti bëri sot homazhe në përkujtim të civilëve të vrarë më 31 mars 1999. "Te “Vrella e Mëhillit” në Burim të Malishevës janë ekzekutuar 42 shqiptarë, vetëm pse ishin shqiptarë dhe dëshironin të jetojnë të lirë në tokën e tyre stërgjyshore. Prej 10-vjeҫ deri në 90-vjeҫ. Siç thuhet edhe në lapidarin që është ngritur këtu e ju kushtohet atyre, varret e tyre janë historia jonë", tha kryeministri.

Kurti tha se këto homazhe po bëhen që t'ia përkujtojmë vetes dhe popullit, si qytetarë e si zyrtarë të institucioneve se sa i lartë ishte çmimi për lirinë tonë dhe se ku ndodhen rrënjët e shtetit që e gëzojmë. Kryeministri Kurti paraditen e sotme mori pjesë edhe në tubimin përkujtimor në shënim të 25-vjetorit të masakrës në Pastasel, në Kompleksin e Varrezave të Martirëve në Pastasel të Rahovecit.



Kush do ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?
VV
PDK
LDK
AAK-Nisma
Lista GUXO
Nuk e di
Voto
1,167
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024