Osmani: S’do të ndalemi së kërkuari drejtësi për mizoritë e kryera nga regjimi serb
Lajme
Lexohet për: 1 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka përkujtuar masakrën e Pastasellës së Rahovecit dhe atë të Burimit të Malishevës.

Në 25-vjetorin e këtyre dy masakrave, Osmani ka thënë se do të punohet çdo ditë për të kërkuar drejtësi dhe përgjegjësi.

Ajo ka shtuar se refuzon që me kalimin e kohës të zbehet historia e të rënëve.

“25-vjet më parë, forcat e regjimit gjenocidal të Serbisë në Pastasellë të Rahovecit, vranë dhe masakruan 106 banorë të këtij fshati dhe fshatrave përreth. Në të njëjtën ditë, barbarinë e tij, regjimi kriminal e vazhdoi në Burim të Malishevës, ku u vranë dhe u masakruan 42 civil. Përkundrazi, me vendosmëri dhe përkushtim do të punojmë çdo ditë për ta mbrojtur të vërtetën, për të kërkuar drejtësi dhe përgjegjësi për mizoritë e kryera kundër popullit tonë”, ka thënë ajo.

A do te jetë qeveria e ardhshme VV-PDK?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
220
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024